ŠKODA FABIA Komfor
Kamera e prapme
Për parkim më të lehtë, FABIA-n tuaj mund ta pajisni me kamerë për ndihmë gjatë vozitjes prapa. Ajo e kontrollon pjesën pas automjetit dhe e tregon mënyrën e përkryer për parkim të sigurt në vendin e zgjedhur për parkim. Gjatë kësaj, gjithashtu merret parasysh dhe gjerësia e automjetit.
ŠKODA FABIA Komfor
Sensorë për parkim
Aftësia e përkryer për manovrim me FABIA-n e bën parkimin shumë të thjeshtë. Gjithashtu, mund t'ju ndihmojnë dhe sensorët për parkim, të cilët janë integruar në parakolp dhe prapakolp dhe e kontrollojnë distancën nga pengesat eventuale.
ŠKODA FABIA Komfor
Bord kompjuteri Maxi Dot
Ekrani qendror Maxi Dot gjithmonë e mban vozitësin në lidhje me funksione të ndryshme të bord kompjuterit, si p.sh.: temperatura e jashtme, koha e saktë dhe distanca e kaluar (në ditën pas furnizimit të fundit dhe gjithsej). Përveç kësaj, ajo tregon informacion mbi sistemet e ndihmës, në radion e automjetit, ose në smartphonin e lidhur nëpërmjet Bluetooth-it. Ka tregues analogë për temperaturën e ftohësit dhe sasinë e tij në rezervuar.
ŠKODA FABIA Komfor
Kontroll i përshtatshëm i vozitjes
Kontrolli i përshtatshëm i vozitjes automatikisht ruan një distancë të sigurt nga automjeti para jush në një shpejtësi të caktuar, duke e përdorur gazin dhe frenat për përshpejtimin ose ngadalësim sipas nevojës. Mund të çaktivizohet duke shtypur pak pedalin e frenave ose duke shtypur në mënyrë manuale pedalin e kontrollit të vozitjes.
ŠKODA FABIA Komfor
Ndihmësi i ndriçimit dhe shiut
Shiu dhe muzgu nuk do t'ju shqetësojnë më. FABIA mund të pajiset me një sensor shiu në bazën e pasqyrës së brendshme, i cili automatikisht i aktivizon fshirësit dhe rregullon shpejtësinë e tyre. Dhe nëse drita e jashtme bie nën një vlerë të caktuar, sensori i ndriçuesit automatikisht do t'i ndezë dritat (për shembull, në tunel).
ŠKODA FABIA Komfor
Sistemi KESSY
Hapja dhe mbyllja e dyerve, ndezja dhe fikja e motorit - e gjithë kjo pa pasur nevojë të kërkoni çelësin? Këtë rehati e ofron KESSY. Thjesht tërhiqni dorezën e derës (ose shtypni butonin në derën e pasme) dhe makina automatikisht hapet. Ju mund ta startoni veturën thjesht duke shtypur butonin. Butoni gjendet në të djathtë të kolonës drejtuese.
ŠKODA FABIA Komfor
Kondicioner automatik
Me një kondicioner elektronik të kontrolluar Climatronic vendoset temperatura e dëshiruar në hapësirën e brendshme, e cila mbahet nëpërmjet sensorëve dhe kontrollit elektronik.
Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.
Kthehu në faqen kryesore