27.07.2020

ŠKODA KAMIQ

KAMIQ jep më të mirën që bota SUV ka për të ofruar në një madhësi kompakte, përfekte për rrugët e ngushta të qytetit. Vijushmëria nga këndvështrimi i vozitjes ju jep një pamje më të mirë të mjedisit dhe qasje më të lehtë.

KAMIQ ofron forcë dhe siguri - një ndjenjë që do të ju shoqërojë kudo

KAMIQ vjen me drita standarde LED që përfshijnë funksonin me drita të gjata, dritat e pozicionit dhe dritat e ditës. Si pajisje shtesë, mund të pajiset me drita full-LED të ndara

Interieri i ŠKODA KAMIQ reflekton dizajnin e pamjes së jashtme dhe bën një hap të madh përpara për sa i përket mjeshtërisë së punës. Hapësira e interierit dominohet nga maska elegante e brendshme me detaje te buta rreth saj dhe një ekran të integruar bukur në dizajn me dekore dhe inserte. Ergonomia unike e ŠKODA gjithashtu mund të gjindet në KAMIQ.

Hapsirë për të gjithë familjen

Brenda do të gjeni hapsirë për të gjithë familjen. Falë ulëseve të rehatshme dhe gjerësisë së gjurit prej 73 mm, ju mund të udhëtoni të qetë në KAMIQ

"Strehë e sigurtë "

Si në çdo ŠKODA, siguria vjen e para në KAMIQ. Në të bëjnë pjesë 9 Airbag, përfshirë Airbag për gjunjët, dhe një seri sistemesh të përparuara të ndihmës së shoferit si psh Lane Change Assist me Side Assist dhe mbrojtja proaktive të okupatorit.

Në KAMIQ mund të zgjidhni në mes të motorrit me benzinë apo atij me dizell, me kombinim të ndërruesit Manual dhe atij Automatik DSG. Të gjithë motorrët janë të pajisur me turbinë. Dhe patjeter se të gjithë motorrët në KAMIQ i përkasin standardeve të fundit të emitimit.

Çmimoren e modelit mundeni ta shkarkoni në linkun: