27.07.2020

ŠKODA Octavia – ikona e markes ŠKODA

Octavia është dhe pritet të jetë modeli më i shitur nga ŠKODA. Prej ditës së parë kur ka startuar prodhimi i saj më shumë se 6.5 Milion vetura janë prodhuar deri më tani dhe mund të themi lirisht se është lider i padiskutueshëm në segmentin e tij në Evropë.

Në modelin e ri vihen re shumë shpejtë ndryshimet në pamje. Tani ka një pamje më dinamike njëkohesisht shumë elegante. Dhe pse model komplet i ri ajo vërehet nga larg se i perket familjes ŠKODA, e kjo vjen falë grillit te parë i cili e ruan simbolikën e markës në të gjitha modelet e tij.
Nga pjesa e pasme të jep një ndjesi të vetures pothuaje coupe, me shkrimin ŠKODA sipër e cila është risi e markës kohëve të fundit.

Poashtu është marrë një hap i madh sa i perket pamjës së brendshme, me teknologjinë e fundit të ofruar në automobilizëm. Siq është dhe Cockpiti dixhital me dy ekrane nga 10 inç, Head-up display në xhamin e kahjes së voztësit dhe ndërruesin me te ri (Shift by Wire). Mirpo asnjëher duke mos i ikur hapësires së madhe dhe komode që ŠKODA ofron gjithmonë.
Konzola e parë tani ka më shumë hapesirë se më pare, falë ndërruesit të ri Shift by Wire dhe frenit të dorës i cili tani është elektrik. Poashtu sduhet harruar dhe timoni, i cili tani vjen me dizajn komplet të ri dy krahësh, e qe i jep vulë dizajnit të përsosur të ŠKODA-s.

Bagazhi është bërë edhe më i madh, tani akomodon 600 l dhe zgjerohet deri në 1,555 l.

Dizajni i OCTAVIA's ju fton të zbuloni më shumë. Bëjeni atë duke zbuluar se çfarë është nën mbulesën e tij. Gjithmonë do të gjeni fuqinë që ju përshtatet, pa kompromentuar performancën ose mjedisin

Gama e fuqishme e motorrëve TSI dhe TDI pasqyron përpjekjen e vazhdueshme të ŠKODA-s për të zvogëluar nivelet e emisioneve te dioksid karbonit.

Octavia e re mund të kombinohet me motorrët Benzin 1.5 TSI me ndërrues manual apo 2.0 TDI me 150 kuaj fuqi me ndërrues automatik DSG.

Çmimoren e modelit mundeni ta shkarkoni në linkun: