Për përvojën më të mirë të mundshme të Web faqes.
Kjo Web faqe përdor Cookies për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke vazhduar të përdorni Web faqen tonë, ju pranoni përdorimin e Cookies tonë (Cookies thelbësore). Cookies që i nënshtrohen aprovimit të detyrueshëm (cookies analitike, cookie funksionale, cookie për përmbajtje të personalizuar) vendosen vetëm pas aktivizimit të tyre. Nëse jeni dakord për përdorimin e Cookies, të dhënat e identifikimit do të përpunohen nga partnerët tanë (ofruesit e Cookies dhe ofruesit e shërbimeve të IT-së). Përgjegjës për këtë Web faqe të internetitë dhe cookies është Porsche Austri GmbH dhe Co. OG. Informacione të mëtejshme mbi Cookies të përdorura dhe deaktivizimin e tyre mund të gjenden në
Aktivizo të gjitha Cookies

30.08.2019

ŠKODA KAMIQ

ŠKODA në porfolion e saj në Evropë po shton modelin e tretë SUV dhe ai është ŠKODA KAMIQ. Sikur të suksesshmit ŠKODA KODIAQ dhe ŠKODA KAROQ,

edhe emri KAMIQ gjithashtu rrjedh nga gjuha e njerëzve Inuit që jetojnë në veri të Kanadasë dhe Grenlandës, e që e ka këtë kuptim: diçka që përshtatet në mënyrë të përsosur. Duke e parë rritjen në segmentin SUV, ŠKODA KAMIQ kombinon

në mënyrë perfekte avantazhet e një automjeti të terreneve sportive dhe komoditetin e manovrimit si të veturave kompakte. KAMIQ do të jetë shoqërues ideal për jetën e përditshme në mjediset urbane dhe më gjerë. Me një dizajn emotiv, sisteme të avancuara të asistencës, hapësirë e mjaftueshme dhe komode si dhe shumë karakteristika të tjera e bëjnë këtë veturë shumë të veçantë!

KAMIQ i ri është shumë i përshtatshëm për nevoja familjare por gjithashtu është i përshtatshëm për klientë që përcjellin trendet jetësore. ŠKODA KAMIQ e ka vazhduar stilin e suksesshëm të dizajnit të SUV si në KODIAQ dhe KAROQ mirëpo vjen me veçori të reja vizuele, të tilla si drita të ditës mbi fenerët kryesorë dhe shumë risi

të tjera. 

ŠKODA KAMIQ do te prezentohet per here te pare ne Gjeneva Motor Show në mes të 5 dhe 17 marsit 2019.