Interieri i Škoda Kamiq

Forma ndjekë funksionalitetin

Interieri i Škoda Kamiq reflekton dizajnin e pamjes së jashtme dhe bën një hap të madh përpara për sa i përket mjeshtërisë së punës. Hapësira e interierit dominohet nga maska elegante e brendshme me detaje te buta rreth saj dhe një ekran të integruar bukur në dizajn me dekore dhe inserte. Ergonomia unike e Škoda gjithashtu mund të gjindet në Kamiq.

Interieri i Škoda Kamiq

Stili juaj, Kamiq-u juaj

Një avantazh tjeter i interierit të Kamiq është mundësia për ta personalizuar sipas shijes tuaj, sa i përket dizajnit emocional dhe materialeve me kualitet të lartë. Zgjidhni në mes mundësive të ndryshme të dekorimit të ulëseve, të cilat nënvizohen nga një nënshkrim dekori të përshtatshëm.

Interieri i Škoda Kamiq

Ndriqim Ambienti

Ndriqimi i ambientit është në dispozicion në tri ngjyra - e bardhë, e kuqe dhe ngjyrë barki (në foto) - dhe kontribon në komoditetin e këndshëm të brendshëm. Përveç panelit të instrumenteve, gjithashtu ndriçon zonat e këmbëve të përparme dhe zonat e tjera të brendshme.

Interieri i Škoda Kamiq

Paneli Dixhital

Me panelin dixhital 10.25 " ekran, gjithmonë mund të shihni se çfarë jeni duke bërë, përmes kti funksioni mund të zgjidhni në mes pesë paraqitjeve, duke përfshirë dhe një plan urbanistik.

Interieri i Škoda Kamiq

Pakoja Dinamike

Preferoni stilin Sportiv? Atëherë pajisja shtesë "Pako Dinamike" bën Kamiq-un tuaj plot stil, me interierin sportiv. Pakoja përfshinë:

Ulëset e para sportive nga materiali i kombinuar shtof-suedia, mbështetësja e kokës e integruar.

Timon multifunksional 3- krahësh nga lëkura "Supersport" për radio dhe telefon me detaje kromi dhe piano

Ndërruesi i shpejtësive nga lëkura me detaje kromi

Pedalet nga çeliku

Tavani ngjyrë zezë

Ndriqim Ambienti

Interieri i Škoda Kamiq

Ulësja e pasagjerit e palosshme

Mbështetësja e sediljes së pasagjerit mund të paloset sipas nevojes, në mënyrë që të mund të bartni objekte me gjatësi deri në 2,410 mm brenda.Škoda Kamiq interior

Interieri i Škoda Kamiq

Hapsirë për të gjithë familjen

Brenda do të gjeni hapsirë për të gjithë familjen. Falë ulëseve të rehatshme dhe gjerësisë së gjurit prej 73 mm, ju mund të udhëtoni të qetë në Kamiq. Me hapsirën mbi kokë prej 1,003 mm në ulëset e pasme fëmijët dhe të rriturit që do ulen pas, do e kenë udhëtimin shumë të rehatshëm. Bagazhi shumë praktik i cili ofron grepa të shumtë mbajtës dhe vegla tjera përkatëse ofron hapsirë totale prej 400 litra. Kur palosni ulëset e pasme të ndarjes, vëllimi i bagazhit rritet në 1,395 litra.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore