Teknologjia në Škoda Kamiq
Shasija Sport-Normal
Një akordim edhe më dinamik lejon suspencioni Sport Normal. Ky suspencion opsional sportiv është 10 milimetra më i ulët dhe ofron jo vetëm ngasje normale, por edhe një ngasje sportive me një karakteristikë më të fortë të amortizatorëve me rregullim elektronik. Të dy cilësimet mund të konfigurohen në menunë e përzgjedhjes së profilit të drejtimit, i cili furnizohet së bashku me pezullimin Sport Normal.
Teknologjia në Škoda Kamiq
Përzgjedhja e profilit të drejtimit
Me zgjedhjen e profilit të drejtimit ju mund të përshtatni parametrat dhe sjelljen e automjetit në nevojat tuaja. Zgjidhni nga katër profilet: Normal, Sport, Eco dhe Individual. Varësisht nga mënyra e ngasjes përshtatet dhe motorri, ndërruesi DSG, kontrollimi i suspencionit sportiv, timoni dhe klima.
Teknologjia në Škoda Kamiq
Motorrët e fuqishëm dhe ekonomoik
Në Kamiq mund të zgjidhni në mes të motorrit me benzinë apo atij me dizell. Të gjithë motorrët janë të pajisur me turbinë. Dhe patjeter se të gjithë motorrët në Kamiq i përkasin standardeve të fundit të emitimit.
Teknologjia në Škoda Kamiq
Ndërruesi DSG
Disa motorr në Kamiq janë të pajisur me ndërrues automatic - DSG. DSG është ndërrues automatik me dy transmetime të pavarura. Ndryshimi i shpejtësisë është i qetë dhe konsumi i karburantit është zvogëluar.
Teknologjia në Škoda Kamiq
Teknologjia më e mirë
Kamiq bazohet në platformën më të lartë të MQB me dizajn të përparuar, sisteme më të avancuara të shtytjes dhe një shumëllojshmëri të sistemeve të asistencës së shoferit që zakonisht instalohen vetëm në klasa më të larta të automjeteve.
Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.
Kthehu në faqen kryesore