Komfori në Škoda Octavia

NDIHUNI TË PUSHUAR GJATË NGASJES

Nëse zakonisht kaloni orë të tëra në timon, ju e dini saktësisht se sa e vështirë mund të jetë mbajtja e vëmendjes së vazhdueshme në shenja trafiku apo dhe ngasja në rrugë të ngarkuara. Funksioni Travel Assist Octavia është aty për të ju ndihmuar, kur ky funksion aktivizohet vetura mund të rregullon shpejtësinë e saj sipas trafikut përreth dhe kufirit të shpejtësisë, mban veturën brenda korsive, dhe ndez dhe ndal veturën në rrugë të ngarkuara.

Hapësira në Škoda Octavia

PAJISJET PRAKTIKE GJITHMONË AFËR JUSH

Interieri në Octavia ofron hapësira praktike për gjërat që ju nevojiten, duke përfshirë vend për shishe 1.5 l në dyer, hapësirë të madhe Jumbo Box poshtë mbështetësës së dorës, dhe gjepa pas ulëseve të para. Si rezultat, të gjitha gjërat e vogla të domosdoshme që ju duhen familjes tuaj do kenë vendin e tyre elegant ku nuk do zënë vend.

Hapësira në Škoda Octavia

A DO I ZË TË GJITHAT?

Nga tani e tutje Po. Pjesa e bagazhit është zgjeruar shtesë 10 litra në 600 litra, duke mposhtur të gjithë rivalet. Duke palosur poshtë ulëset e pasme, do keni në dispozicion 1,555 litra hapësirë. Kur ngarkoni bagazhin, do të vlerësoni formën e tij të rregullt, sipërfaqen e gjatë dhe shumë zgjedhje Simply Clever që mbajnë ngarkesën tuaj të fiksuar në vend: Katër grepa, tre rrjeta, dhe elementët e ngarkesave Velcro.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore