Škoda Superb Komoditeti
Doreza e integruar
Nga tani, jo vetëm sedilja që mund të ngrohet, por edhe timoni. Kjo kontrollohet nga sistemi i info-argëtimit. Kështu, duart tuaja janë të ngrohta edhe në ditë të ftohta.
Škoda Superb Komoditeti
Imagjinoni profilin tuaj personal të drejtimit të mjetit.
Përjetoni fuqinë e plotë të automjetit tuaj me komfortin maksimal e sigurinë optimale. Rregullatori dinamik i automjetit (DCC) monitoron vazhdimisht sjelljen e automjetit dhe në varësi të profilit të zgjedhur siguron një ngarje individuale sipas regjimit përkatës; Normal, Sport ose Komfort.
Škoda Superb Komoditeti
Personalizoni Superb-in tuaj
Drejtues të ndryshëm mund të hyjnë dhe të ruajnë konfigurimet e tyre të preferuara. Kjo përfshin regjimin e drejtimit të mjetit, përshtatjen e sediljes elektrike të shoferit, sistemin e kondicionerit Climatronic, sistemet e asistencës dhe konfigurimet e info-argëtimit.
Škoda Superb Komoditeti
Kontrolli i temperaturës së rehatshme
Sistemi krejt i ri i kondicionimit të ajrit "Climatronic" siguron temperaturë optimale në pjesën e pasagjerëve. Drejtuesi, pasagjeri para dhe pasagjerët mbrapa mund të përshtatin temperaturën në zonën e tyre më vete, kështu e gjithë familja ndihet rehat në udhëtim.
Škoda Superb Komoditeti
Nuk keni duart e lira për derën e bagazhit?
Thjesht lëvizni pak këmbën tuaj nën prapakolp dhe dera e pasme hapet dhe mbyllet si me magji.
Škoda Superb Komoditeti
I individualizuar, ashtu si ju
Zgjedhjen e bëni ju: Me ndriçimin e brendshëm të këndshëm LED në dhjetë ngjyra të ndryshme, ju mund ta bëni çdo udhëtim me Superb edhe më të këndshëm.
Škoda Superb Komoditeti
Gjithnjë në pozicionin e duhur
Ndenjësja e shoferit e rregullueshme në mënyrë elektrike me funksion memorizimi, mund të ruajë deri në tre pozicione të ndryshme të sediljes dhe të pasqyrave të jashtme.
Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.
Kthehu në faqen kryesore