Škoda Superb Asistentët e sigurisë
Asistenti i korsisë
Asistenti i korsisë paralajmëron në rast të një dalje të pa menduar nga korsia dhe neutralizon një ndryshim të paqëllimtë të korsisë me një ndërhyrje aktive në timon. Ky sistem është aktiv për shpejtësinë mbi 65 km/h dhe njeh vijëzimet e korsisë.
Škoda Superb Asistentët e sigurisë
Asistenti i korsisë
Sistemi ndihmës i ndryshimit të korsisë mbikëqyr me anë të radarëve në prapakolp edhe spotet e errëta mbrapa dhe pranë mjetit. Bazuar në largësinë dhe shpejtësinë e mjeteve përreth, sistemi vendos nëse duhet të paralajmërojë shoferin me anë të sinjaleve optike apo akustike për ndonjë rrezik të mundshëm.
Škoda Superb Asistentët e sigurisë
Asistenti i trafikut
Sistemi ndihmës në rast trafiku është një funksion komforti, i cili, tek Superb me anë të transmetimit DSG të dyfishtë, lehtëson ecjen në trafik. Ky sistem asistimi në trafik është aktiv kur rregullatori automatik i distancës(ACC) dhe ai i ndryshimit të korsisë janë të aktivizuar.
Škoda Superb Asistentët e sigurisë
Asistenti radari ballor
Sistemi ndihmës i radarit ballor është një sistem sigurie i cili të paralajmëron për një rrezik përplasjeje dhe në këtë rast inicion një shtypje të frenave për të zbutur një përplasje të mundshme. Me anë të një sensori radar në grilën e radiatorit, sistemi ndihmës i radarit ballor mbikëqyr distancën me mjetin pararendës.
Škoda Superb Asistentët e sigurisë
Detektimi i lodhjes
Për sigurinë tuaj, sidomos në udhëtime të gjata natën, aktivizohet sistemi i zbulimit të lodhjes, i cili vlerëson detajet e drejtimit të mjetit me shpejtësi mbi 65 km/h. Sapo funksioni zbulon një sjellje që mund të jetë shenjë e lodhjes së shoferit, si p.sh. korrigjime intensive të drejtimit të timonit, sistemi rekomandon marrjen e një pushimi.
Škoda Superb Asistentët e sigurisë
Frena kundër përplasjes së shumëfishtë
Kur një automjet përfshihet në një aksident, ndërkohë që airbag-ët janë aktivizuar, automjeti ende mund të vazhdojë të lëvizë dhe ekziston rreziku i një përplasje të dyfishtë.
Sistemi i frenimit kundër përplasjes së dyfishtë vjen në ndihmë duke aktivizuar frenat dhe duke ulur shpejtësinë e mjetit pas një përplasjeje, me qëllim stabilizimin e mjetit për ta mënjanuar përhapjen e aksidentit.
Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.
Kthehu në faqen kryesore